Ambasadori britanik u takua me drejtuesit e Vetëvendosjes
16 janar 2020
| 16:55
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Abbott, ka vizituar sot selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
“Klan Kosova” mëson se takimi i ambasadorit Abott me krerët e këtij subjekti politik ka përfunduar dhe se ai është larguar nga ky aty pa dhënë ndonjë prononcim për medie.
Kujtojmë se mosarritja e koalicionit midis LV-së dhe LDK-së si dy parti fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit mbetet tema kryesore në Kosovë.