
Ambasadori britanik uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
15 maj 2018
| 16:13
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë e në veçanti atyre në Kosovë. Le t’ju sjellë ky muaj i shenjtë dashuri, paqe dhe solidaritet”, ka shkuar O’Connelli në llogarinë e vet në “Facebook”.