Ambasadori britanik vizitoi Klinën
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connelli, të mërkurën ka qëndruar në komunën e Klinës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës deri të Manastiri i Budisalcit, si dhe ka zhvilluar një takim me strukturat e pushtetit lokal në këtë komunë.
Në ceremoni, përveç kryetarit të Klinës, Zenun Elezaj, të pranishëm kanë qenë edhe ushtarakë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim (MKK), IOM-it, Policisë së Kosovës dhe qytetarë.
Projekti për asfaltimin e rrugës 400 metra deri të Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me vlerë prej 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim me 8 mijë euro.
FSK-ja, do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr, ndërsa firma e kontraktuar do ta bëjë asfaltimin e saj.