Ambasadori britanik viziton burgun e grave në Lipjan
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar të enjten Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ku ka zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani dhe drejtorin e kësaj qendre, Ylber Topalli.
Sipas njoftimit të ShKK-së, Hargreaves ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e rezultateve edhe më të mira në të ardhmen.
“Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, drejtori Dibrani dhe drejtori Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, ka njoftuar ShKK-ja.