Ambasadori britanik viziton komunën e Fushë Kosovës
29 tetor 2019
| 11:26
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Në një atmosferë shumë miqësore dhe të dobishme u bisedua për zhvillimet që po ndodhin në Komunën e Fushë Kosovës. Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës.
/Epoka e re/