Ambasadori Dedaj bën homazhe në Mejë të Gjakovës

27 prill 2020 | 17:37

Sot është përkujtuar 21-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999 janë vrarë 380 persona.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

“Përkulja para historisë! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës. Aty ku ranë heroikisht 380 dëshmorë të lirisë së Kosovës martirë, më 27 prill 1999!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dedaj është takuar në këtë përvjetor edhe me presidentin Hashim Thaçi, i cili kishte shkuar për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

“Me Sh.T. Hashim Thaçi me rastin e vizitës së tij për të bërë homazhe në Mejë të Gjakovës, aty ku më 27 prill 1999, ndodhi masakra më e madhe në Kosovë, ku forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, vranë mizorisht mbi 380 shqiptarë civilë, të moshuar, gra, burra dhe fëmije! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar ambasadori Dedaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka miratuar zyrtarisht…