Ambasadori Dedaj ia dorëzon letrat kredenciale kryediplomatit të Maqedonisë
Ambasadori i ri i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se ia ka dorëzuar letrat kredenciale, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Në një takim miqësor, kisha nderin që Nikola Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, të ia dorëzoj kopjet e letrave kredenciale, të nënshkruara nga Hashim Thaçi, president i Republikës së Kosovës, të emërimit tim për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Maqedoni. Ministri Nikola Dimitrov, fillimisht me dëshiroj mirëseardhje dhe sukses në thellimin e bashkëpunimit ndërfqinjësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.
Diskutuam edhe për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve tona, si dhe avancimin e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur, në interes të mbarë rajonit dhe më gjerë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/