Ambasadori Dedaj ka një porosi për Brukselin
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova duhet të insistuese në Brukselin zyrtar, që qytetarët e saj të trajtohen si evropianë, me dinjitet dhe barazi si të gjitha vendet dhe kombet tjera të Evropës.
“Paragjykimet, neglizhimi dhe hezitimi për heqjen e regjimit absurd të vizave, mungesa e gatishmërisë për të hapur procedurat për integrimet euroatlantike të Republikës së Kosovës martire, mosdënimi i krimeve serbe në Kosovë dhe tendencat për barazimin e padrejtë dhe të rrejshëm të gjelatve serbë me viktimat kosovare, janë një padrejtësi historike dhe shkelje flagrante e të drejtave njerëzore dhe qytetare për popullin liridashës të Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.
Postimi i plotë i tij:
Një porosi Brukselit në këtë fillimvit të ri!
Ne duhet të jemi insistues në Brukselin zyrtar, që qytetarët e Kosovës të trajtohen si evropianë, me dinjitet dhe barazi si të gjitha vendet dhe kombet tjera të Evropës!
Paragjykimet, neglizhimi dhe hezitimi për heqjen e regjimit absurd të vizave, mungesa e gatishmërisë për të hapur procedurat për integrimet euroatlantike të Republikës së Kosovës martire, mosdënimi i krimeve serbe në Kosovë dhe tendencat për barazimin e padrejtë dhe të rrejshëm të gjelatve serbë me viktimat kosovare, janë një padrejtësi historike dhe shkelje flagrante e të drejtave njerëzore dhe qytetare për popullin liridashës të Kosovës!