Ambasadori Dedaj kërkon koordinim më të ngushtë në mes të ambasadave dhe MPJ-së
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka pritur në takim drejtorin Akademisë Diplomatike të Kosovës, Beqir Ismaili, me të cilin ka biseduar për koordinimin e punëve në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ambasadave.
“Ambasadori Beqir Ismaili, drejtor i Akademisë Diplomatike të Kosovës, na nderojë me vizitën e tij, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup! Koordinimi dhe bashkëpunimi edhe më i ngushtë, i Ministrisë së Jashtme me ambasadat dhe misionet diplomatike të Kosovës në botë, është në dobi të thellimit të partneritetit me miqtë tanë, të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, forcimit të shtetësisë dhe integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/