Ambasadori Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale, tregon bisedën që pati me prokurorin
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se dje është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
“Diten e premte, të dates 22 janar 2021, në oret e vona, përmes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjatës Speciale në Hagë. Qëllkmi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte të me njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, siç me njoftuan, pa me specifikuar se për çfarë rasti bëjet fjalë. Veç tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonjë kërcënim apo ndonjë shqetësim. I thash s’kam pasur dhe nuk kam asnjë kërcënim nga askush”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Njëkohësisht i vura në dijeni se shqetësim i yni më i madh, tash e 22 vite, është edhe moszbardhja e krimit serb mbi dhjetëra anëtarë të familjes sime, si dhe moszbardhja e masakres së Mejës së Gjakovës, ku forcat serbe më 27 prill 1999, vranë mizorisht mbi 380 civil shqiptarë të pafajshëm, ndonëse askush nuk është arrestuar nga serbët për këtë masakër kunder njerëzimit”, ka shkruar Dedaj.
Dedaj ka thënë se është i gatshëm, përkundër dëshirës së tij, që t’u përgjigjet ftesave të Speciales për të dëshmuar luftën epike të drejt dhe çlirimtare të UÇK-së.