Ambasadori Dedaj: Kosova, shembull unik për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare

09 qershor 2019 | 16:19

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, imzot Dodë Gjergji, me rastin e vizitës së kardinalit Pietro Paralin, sekretar i Shtetit te Vatikanit në katedralen “Nënë Tereza”.

Me këtë rast, ambasadori Dedaj ka thënë se Kosovë është shembull unik për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

“Toleranca, harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare dhe ndëretnike në Kosovë, është shembull unikat për boten e qytetëruar! Eminenca e tij, kardinali Pietro Paralin, sekretar i Shtetit te Vatikanit, qëndroi për një vizitë në katedralen ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, ku u prit nga ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, imzot Dodë Gjergji! Me këtë rast sekretari i Shtetit të Vatikanit, takoi me rastin e një pritje solemne, edhe kryemyftiun e BIK-ut, Naim Tërnava, zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, diplomatë, ambasadorë dhe deputetë të Kosovës, si dhe besimtarë të shumtë! Toleranca, harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare dhe ndëretnike, është vlerë dhe shembull unikat në Republikën e Kosovës! Njohja e pavarësisë së Kosovës, nga Shteti i Vatikanit, mbetet në agjendën e diplomacisë së Kishës Katolike dhe të autoriteteve më të larta të Vatikanit!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people smilingImage may contain: 6 people, people smiling, indoorImage may contain: 4 people, suitImage may contain: 6 people, people smiling, suit and indoorImage may contain: 4 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet intensive për…