Ambasadori Dedaj: Kur do të arrestohen kriminelët serbë që bënë gjendocid në Kosovë
10 nëntor 2020
| 11:20
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar disa fotografi, fakte te terrorit serb në Kosovë.
“Fakte të terrorit serb në Kosovë, krimet mbi familjarët e mi në rrethinë të Gjakovës, për të cilat nuk u dënua asnjë serb, ndonëse më 27 prill 1999, kishin vrarë afër 400 civil shqiptarë në Meje, Rekë të Keqe dhe disa fshatra të komunës së Gjakovës! Presim drejtësinë e vonuar për gjenocidin serb në Kosovë”, ka shkruar Dedaj.