Ambasadori Dedaj: Liderët e Kosovës mos të marrin pjesë në fushatën elektorale në Maqedoni
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka kërkuar nga liderët dhe subjektet politike që të mos marrin pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut.
Dedaj ka thënë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë çështje e brendshme e këtij shteti.
“Zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut, çështje e qytetarëve të këtij vendi fqinj! Liderët dhe subjektet politike kosovare, të mos marrin pjesë në fushatën elektorale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kështu duke mos interferuar dhe të mos përzihen në këtë fushatë të vendit fqinj, e cila është çështje e brendshme dhe ekskluzive për forcat politike dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, ka shkruara Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=310548283682771&set=a.107881410616127&type=3&theater