
Ambasadori Dedaj: Masakrat nuk falen, nuk harrohen dhe as nuk amnistohen!
15 janar 2019
| 13:04
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, ka thënë se masakrat nuk falen, nuk harrohen dhe as nuk amnistohen.
“Tribunali i Hagës do duhej të dënonte krimet serbe kundër njerëzimit dhe popullatës civile në Reçak, Prekaz, Meje, Krushë, Izbicë, Qyshk, Lybeniq, Gjakovë, Therandë, Drenicë e kudo në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/