Ambasadori Dedaj merr pjesë në promovimin e librit ‘Bllaca Dhimbja e Lirisë’
Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, në Shkup, u promovua libri i autorit, publicistit dhe gazetarit Emin Azemi.
Në këtë promovim të këtij libri ka marrë pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, i cili ka theksuar se libri ‘Bllaca Dhimbja e Lirisë’ i kushtohet deportimit të dhunshëm masiv, drejt Maqedonisë të afër 500.000 shqiptarëve nga Kosova, nga forcat serbe të Millosheviqit.
“Kosovarët e zhvendosur me qellim të spastrimit etnik, gjeten mikpritjen, bujarinë dhe ngrohtësinë e bashkëkombësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët u kujdesen për fatin e tyre, derisa u arrit liria dhe u kthyen në shtëpitë e tyre dhe në Kosovën e lirë”, ka thënë Dedaj.
Ambasadori Dedaj ka theksuar se ky libër paraqet sakrificën titanike të popullit martir të Kosovës.
Dedaj ka përshëndetur autorin e librit Emin Azemin si dhe Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së në Maqedoninë e Veriut.
/Epoka e re/