Ambasadori Dedaj: NATO-ja dhe BE-ja mbesin lartë në agjendat tona
15 prill 2019
| 12:30
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me ambasadoren e Ukrainës në Shkup, Nataliia Zadorozhniuk, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Dedaj ka bërë me dije se ka kërkuar nga ambasadorja ukrainase, që vendi i saj ta mbështet Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
“NATO-ja dhe BE-ja mbesin lartë në agjendat tona”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/