Ambasadori Dedaj: Pavarësia e Kosovës, çështje e mbyllur ‘de jure’ dhe ‘de facto’
16 qershor 2019
| 15:36
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjegj Dedaj, ka thënë se pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme dhe çështje e mbyllur.
Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është cinike dhe qesharake të diskutohet për statusin e Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës e padiskutueshme, çështje e mbyllur ‘de jure’ dhe ‘de facto’!Është cinike dhe qesharake të diskutohet për statusin e Kosovës, për të ardhmen e saj euroatlantike, për njohjet dhe fqinjësinë me Serbinë! Këto çështje janë definitivisht të mbyllura njëherë e përgjithmonë! Sa më parë që këtë e kupton Serbia dhe disa vende neokomuniste, aq më mirë është për vetë Serbinë dhe pakicën serbe në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.
/Epoka e re/