Ambasadori Dedaj premton përfaqësim dinjitoz të Kosovës në Maqedoni
25 tetor 2018
| 23:11
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se si ambasador do të përpiqet që të ketë përfaqësim dinjitoz të Kosovës në Maqedoni.
“Kemi raporte të shkëlqyeshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Pas dekretimit tim nga presidenti Thaçi, edhe presidenti Ivanov e ka nënshkruar dekretimin që unë përfaqësoj në cilësinë e ambsadorit Republikën e Kosovës në Shkup. Do të përpiqem që ta afiromoj Kosovën jo vetën në planin politik por edhe në planin ekonomik”, ka thënë Dedaj për televizionin Koha në Maqedoni.