Ambasadori Dedaj pret në takim ambasadorin e BE-së në Shkup

20 janar 2021 | 11:47

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

Kjo është vizita e tij e parë njohëse pas ardhjes në krye të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Dedaj e njoftoi diplomatin e lartë evropian me zhvillimet aktuale në Kosovë, situatën me virusin Covid-19, gjendjen socio-ekonomike dhe parapërgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Dedaj ka falënderuar ambasadorin Geer për mbështetjen e BE-së për Kosovën, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të ketë të ardhme dhe perspektivë të qartë integruese në BE.

Ambasadori Dedaj në këtë takim me zyrtarin e lartë të BE-së ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, si dhe mbështetjen dhe furnizimin e Kosovës me vaksina anti-Covid.

Ndërkaq ambasadori David Geer ka rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e reformave demokratike, të zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe luftimit të pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Byrosë Kosovare të…