Ambasadori Dedaj pret në takim lamtumirës diplomatët Gashi e Krasniqi
Sot në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, ambasadori Gjergj Dedaj ka pritur në një takim lamtumirës diplomatët e karrierës, respektivisht ministrat këshilltar Flurim Gashi, zëvendësshef i misionit si dhe Valon Krasniqi.
Ambasadori Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Gashi e Krasniqi për disa vite në mënyrë të shkëlqyer, me përgjegjësi shtetërore dhe dinjitoze kanë kryer mandatin në misionin e tyre diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, për të vazhduar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.
“Përvoja e tyre disavjeçare ishte një lehtësim dhe mbështetje për mua personalisht në krye të misionit të RKS në RMV! Faleminderit Flurim, faleminderit Valon!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)