Ambasadori Dedaj publikon fotografi nga pritja e festës së Krishtlindjes në Katedralen ‘Shën Nënë Tereza’
24 dhjetor 2019
| 22:41
Ambasadori i Kosovës në Mqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka publikuar fotografi nga pritja e festës së Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Dedaj në këto foto shihet edhe me presidentin Hashim Thaçi.
“Nga ceremonia e pritjes solemne të Imzot Dodë Gjergjit, në festën e Krishtlindjes, me autoritetet e Ipeshkvisë së Kosovës dhe të institucioneve kosovare në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, më 24 dhjetor 2019″, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.