![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/Gjergj-Dedaj-1.jpg)
Ambasadori Dedaj shërohet nga Covidi
25 dhjetor 2020
| 14:19
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se është shëruar nga Covidi.
Me këtë rast, Dedaj ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje gjatë kohës sa ka qenë i infektuar me virusin “Korona”.
“Nga sot, me njoftuan institucionet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, se kam mposhtur virusin Covid-19 !”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Këtu mund ta lexoni postimin e plotë të Dedajt: https://www.facebook.com/photo?fbid=449274059810192&set=a.105248157546119.