Ambasadori Dedaj takohet me ambasadoren e Zvicrës në Shkup
01 prill 2019
| 12:09
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sybille Suter Tejada.
“Zvicra, ashtu si SHBA, BE dhe NATO-ja, ka luajtur rol krucial dhe ka dhënë kontribut historik për paqen, lirinë dhe progresin në Kosove dhe rajon!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në dekadat e fundit, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Konfederata Helvetike ishte një shtëpi e dytë për popullin e Kosovës, të cilët punojnë, veprojnë, jetojnë dhe janë shumë mirë të integruar në Zvicër”, ka shkruar ambasadori Dedaj.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1545850135549951&set=a.115621675239478&type=3&eid=ARCptcVt4_2mDiB0TrIq6rIpXvLstwyuiajgUQ7_4U1zAP64IrIDW16x5y8aUz5vtDkRblpJI1wcbQw2
/Epoka e re/