Ambasadori Dedaj takohet me homologen kroate në Shkup
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, në këtë shtet.
“Në një takim shumë miqësor, me Shkëlqesinë e saj, zonjën Danijela Barishiq, ambasadore e Republikës së Kroacisë, në Shkup. Thellimi i bashkëpunimit të gjithanshëm, mes dy vendeve tona mike, të Kosovës dhe Kroacisë, mbështetja e Zagrebit zyrtar në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ishin tema kyçe të këtij takimi me ambasadoren kroate”, ka shkruar ambasadori Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1547485518719746&set=a.111939432274369&type=3&eid=ARA8x9lnUiLKwc8eO63Qebx_JGG44OXKGAvRohitCmufJbepJNbqDttplF5vQqxXtMKHxBoLLKqIqB1g
/Epoka e re/