Ambasadori Dedaj takohet me homologun shqiptar në Shkup
08 nëntor 2018
| 15:36
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërinstitucional.
“Takim i parë njohës me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup! Kisha nderin që misionin tim në Shkup, ta filloj në takim me shkëlqesinë e tij, Fatos Reka, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shkup! Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional dhe ndërshtetëror do mbetet lart në agjendën tonë, me të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/