Ambasadori Dedaj takohet me kandidatin për president Blerim Reka
20 mars 2019
| 11:57
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka pritur në takim ish-ambasadorin, prof. dr. Blerim Reka, kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit 2019.
Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se procesi zgjedhor duhet të jetë fer, transparent, demokratik dhe programor, për perspektiven euroatlantike të shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
/Epoka e re/