Ambasadori Dedaj takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti
20 dhjetor 2018
| 14:38
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni në tema të ndryshme.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, ndryshimet kushtetuese, sundimi i ligjit, paqja, stabiliteti, demokracia dhe perspektiva euroatlantike, ishin temë boshte e këtij takimi”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/