Ambasadori Dedaj takohet me Menduh Thaçin
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçin.
“Ne agjendën e takimeve me të gjithë përfaqësuesit dhe liderët institucionalë e partiakë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot takova liderin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, me ç’rast temë e bisedimit në këtë takim ishte situata politike në dy vendet tona fqinje, stabiliteti, siguria, progresi ekonomik dhe integrimi euro-atlantik i RMV në BE dhe NATO, proces ky i cili do ta përfshijë edhe Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Dedaj ka treguar se në këtë takim ka shprehur interesimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup, për parapërgatitjet dhe ecurinë e fushatës elektorale në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, të cilat sipas ambasadorit Dedaj, duhet të jenë të ndershme, fer, demokratike dhe transparente, konform standardeve europerendimore.
/Epoka e re/