Ambasadori Dedaj takohet me shefin e OSBE-së në Maqedoni
25 mars 2019
| 15:13
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, është takuar me shefin e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, me të cilin ka biseduar për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven evropiane të Kosovës.
“Ishte nderë dhe kënaqësi të takoj ambasadorin Clemens Koja, shef i Misionit të OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) në Maqedoninë e Veriut, për të biseduar për sigurinë, stabilitetin, zhvillimet politike dhe perspektiven evropiane të Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimorë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/