Ambasadori Dedaj takohet me zëvendëskryeministrin Artan Grubi
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë në këtë shtet, Artan Grubi.
Dedaj i ka uruar Grubit detyrën e re dhe ka uruar atë për procesin demokratik elektoral dhe formimin e Qeverisë së re.
“Me z. Grubi biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit miqësor ndërmjet RKS dhe RMV, për mundësinë e heqjes së testit PCR për qytetarët e dy vendeve tona, në pikat kufitare ndërshtetërore, marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e Sh.T. Donal Trump, president i SHBA-ve, e cila i hap rrugë marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kontribuar paqes, stabilitetit, progresit dhe integrimit euro-atlantik të gjithë rajonit”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)