Ambasadori Dedaj takon rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
16 mars 2021
| 15:19
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka takuar rektorin e Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhanin.
Dedaj e ka falënderuar Pollozhanin për kontributin e dhënë në arsim.
“Kisha nderin për ta nderuar, prof.dr. Aziz Pollozhanin, rektor i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup me mirenjohje falendërimi, me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, për kontributin e tij jetësor në fushënn e dijes, arsimit, diplomacisemë, shkencës dhe edukimit”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.