Ambasadori Dedaj takon Zijadin Selën

12 mars 2019 | 15:12

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka takuar sot kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ambasada e Kosovës në Shkup është e hapur për gjithë spektrin politik dhe jo politik në Maqedoni.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e hapur për bashkëpunim, me mbarë spektrin institucional, politik dhe jopolitik, të Republikës së Maqedonisë së Veriut! Kisha nderin për ta takuar z.Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkrua Dedaj.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën ka…