Ambasadori Dedaj thotë se ka zhvilluar takime intensive për lirimin e Tomor Morinës

31 korrik 2019 | 19:56

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se ka zhvilluar takime intensive për lirimin e Tomor Morinës, ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar nga policia maqedonase, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Dedaj ka thënë se marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera.

Postimi i plotë i Dedajt në llogarinë e vet në “Facebook:

Sot vazhduam takimet intensive, për të kërkuar nga autoritetet e Republikës së Maqedonise se Veriut, pershpejtimin e procerdurave ligjore per lirimin e ish pjesetarit te UÇK-se,Tomor Morina, te arrestuar dite me pare, ne piken kufitare Bllace,nga autoritetet e sigurise se Maqedonise se Veriut,ne baze te nje fletearresti nga Interpoli!

I shoqeruar nga diplomati i Ambasades se Kosoves ne Shkup, z.Agim Krasniqi, takuam z.Oliver Spasovski, Minister i Puneve te Brendeshme i Maqedonise se Veriut, si dhe z.Dane Taleski, Keshilltar per Politike te Jashtme i Kryeministrit Zoran Zaev.

Zyrtaret e larte te Qeverise se Republikes se Maqedonise se Veriut,  ritheksuan se Tomor Morina nuk do te ekstradohet ne Serbi, siq e ka kerkuar Beogradi zyrtare, por pas perfundimit te procedurave ligjore do te kthehet ne Kosove!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu në një…