Ambasadori Dedaj viziton komunën e Tuzit
07 prill 2019
| 13:00
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, së bashku me kryetarin e Lezhës Fran Frrokaj, kanë vizituar komunën e Tuzit, ku janë pritur nga kryetari Nik Gjeloshaj, dhe Fadil Kajoshaj, kryetar i Kuvendit të kësaj komune të Malësisë, po ashtu edhe nga Nikoll Camaj, të cilët të bashkuar në koalicionin për Malësinë, korren fitore historike në zgjedhjet e 3 marsit të këtij viti.
“Malësia e flamurit të pavarësisë se Dedë Gjo Lulit, të vitit 1911, ishte prore Malësi e besëlidhjeve, nderit dhe krenarisë. Koalicioni i forcave politike shqiptare, me bashkimin dhe fitoren historike, i dhanë një leksion, mësim dhe mesazh, të gjithë forcave politike kudo në trojet shqiptare”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Gjergj Dedaj.
/Epoka e re/