Ambasadori Dedaj viziton muzeun e Kongresit të Manastirit (Foto)

20 nëntor 2020 | 16:07

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar të premten muzeun e Kongresit të Manastirit.

Gjatë kësaj vizite, Dedaj ka qenë i shoqëruar nga Artan Grubi dhe Bujar Osmani, shkruan “Epoka e re”.

“Vizitë muzeut të Kongresit të Manastirit, së bashku me z. Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë, z. Bujar Osmani, ministër i MPJ të Maqedonisë së Veriut, z. Lindon Kqira, konsull i Republikës së Kosovës dhe autoritete tjera, me rastin e 112-vjetorit të Kongresit historik të Manastirit, të miratimit të alfabetit të gjuhës shqipe!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Planeti është shkatërruar nga një demografi e pakontrolluar dhe e…