
Ambasadori Delawie: Politika të qëndrojë larg arsimit
26 prill 2018
| 11:46
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delwaie, ka kërkuar nga politika që të qëndrojë larg arsimit.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në konferencën e arsimit të lartë të Asociacionit të Alumnive (të diplomuarve).
Po ashtu, Delawie ka kërkuar nga udhëheqësit e arsimit të lartë dhe drejtuesit e institucioneve që t’i përgatisin të rinjtë për tregun e punës.
Sipas tij, shumë të rinj të talentuar janë të punësuar në vende të papërshtatshme ose janë të papunësuar.