Ambasadori Delawie: Veprimtaria e Demaçit nuk do të harrohet kurrë
27 korrik 2018
| 16:00
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Ai ka nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter” ka shkruar se veprimtaria e Demaçit nuk do të harrohet kurrë.
“Ngushëllime për familjen e Adem Demaçit. Lufta e tij gjatë gjithë jetës për të drejtat e njeriut dhe kontributet e tij në Kosovë nuk do të harrohen”.
/Epoka e re/