Ambasadori Dinosha kërkon që komuniteti malazez të integrohet në kuadër të FSK-së

24 shkurt 2020 | 15:05

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, ka pritur të hënën ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i cili ka uruar ministrin Quni për pozitën e re.

Ai në fjalën e tij, përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.

Ambasadori Dinosha ka shprehur interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë.

Duke i uruar mirëseardhje, ministri Quni ka shprehur vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lidhur me çështjen e integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez, ministri Quni, ka theksuar se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera joshumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj Serbisë, e…