Ambasadori Emra vizitoi shkollën shqipe në Oslo

27 shtator 2021 | 15:17

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Norvegji, Uliks Emra, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka vizituar sot shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Oslo.

Ai më këtë rast ka apeluar tek prindërit që t’i përgjigjen masovikisht kërkesës për t’i orientuar fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe.

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

“Ishte kënaqësi dhe ndjenjë e veçantë vizita në shkollën shqipe “Naim Frashëri” në Oslo. Shfrytëzuam rastin për t’i uruar fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe përgëzuar dhe falenderuar mësuesit për punën e tyre të shenjtë, e që për qëllim kryesor ka mësimin e gjuhës shqipe.  Fëmijët janë e ardhmja jonë, prandaj inkurajojmë prindërit që t’i përgjigjen masovikisht kërkesës për ti orientuar ata në mësimin e gjuhës shqipe”, thënë ambasadori i parë i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra.

May be an image of 6 people, people sitting and people standing

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian, e cila po punon fort për të rritur…