Ambasadori finlandez: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

21 prill 2025 | 08:07

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të formohen institucionet sa më shpejt në Kosovë.

Në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë radhazi ta zgjedhë Albulena Haxhiu si kryeparlamentare të shtunën.

Kësisoj, seanca u shty sërish për 48 orë. Seanca do të vazhdohet sot nga ora 15:00.

“Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës”, tha Nissinen një intervistë për KosovaPress.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Visar Ymeri ka vazhduar me kritikat ndaj Albin…