
Ambasadori francez dhe ministri i MPB-së pajtohem për vazhdim të bashkëpunimit
07 dhjetor 2018
| 16:13
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa është takuar të premten me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim ministri Mustafa e ka njoftuar ambasadorin francez për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe stabile.
Ai po ashtu ka vënë në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa, ambasadori Chabert është shprehur i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.
/Epoka e re/