Ambasadori francez kërkon sërish që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

14 nëntor 2024 | 12:54

Miratimin e draft-Statutit të Asociacioni me dekret qeveritar dhe dërgimin e tij për rishikim në Gjykatë Kushtetuese.

Kjo është çka “kërkojmë vazhdimisht nga qeveria”,  ka thënë  ambasadori francez, Oliver Guerot, në një intervistë për median serbe “Kosovo Online”, ku ka pasur kritika ndaj qeverisë kosovare për, siç ka theksuar  ai, “veprimeve të njëanshme” të mbylljes së strukturave të udhëhequra nga Serbia “të cilat duhet të zgjidhen me Asociacionin”.

“Në çdo mundësi që na vjen, ne rikujtojmë preokupimin me lëvizjet e njëanshme nga Qeveria e Kosovës, duke i inkurajuar për hapa pozitivë drejt normalizimit të marrëdhënieve…në veçanti theksojmë rëndësië që Kosova të dërgojë draft-Statutin evropian të Asociacionit për rishikim në Gjykatën Kushtetuese”.

“Me kolegët tonë nga QUINT-i dhe BE-ja, ne jemi në veçanti të vëmendshëm rreth lëvizjeve të mundshme të njëanshme me ndikime potencialisht serioze te popullata serbe, në veçanti në fushën e shëndetësisë dhe arsimit”, ka thënë ambasadori francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gëzim Llojdia 1. Ka një muze kombëtar në qytetin e…