Ambasadori francez mirëpret vendimin e qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe

08 tetor 2024 | 11:34

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë Kurti për heqjen e masës për mallrat serbe.

Sipas tij, qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson progres në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë njoftoi se një kandidate nacionaliste për…