Ambasadori francez: Presim të shohim saktësisht se si u organizua sulmi në veri të Kosovës
12 tetor 2023
| 20:51
Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot tha se presin të shohin saktësisht se si u organizua sulmi në veri, derisa theksoi se ajo që është temë qendrore në këtë fazë është dialogu.
Masat e paralajmëruara të BE-së në raport me Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ende nuk shihen në horizont.
Guerot, tha se para vendosjes së pasojave të mundshme, fillimisht po priten hetimet se si u organizua ky sulm.
“Tani duhet të shikojmë saktësisht se si u organizua ky sulm. Tashmë ka diskutime mes partnerëve përkatës dhe këtu nuk mund të them më shumë për pasojat e mundshme për aktorët e këtij sulmi”, tha për RTK-në, Oliver Guerot.