Ambasadori francez viziton memorialin “Adem Jashari”: S’është koha që rriten tensionet
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku nga atje ka thënë se s’është koha për të lënë tensionet që të rriten.
Gueroti ka theksuar se është i prekur nga madhështia e memorialit “Adem Jashari”.
“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Gueroti në “Twitter”.
J'ai visité hier le mémorial d'Adem Jashari et de la soixantaine de proches tués en 1998. Émotion devant la solennité du lieu et les traces de la violence. 25 ans plus tard, il ne faut pas laisser les tensions remonter. pic.twitter.com/z3dQHCI8gG
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) November 13, 2022