Ambasadori gjerman: Do ta mbështesim Kosovën në punësimin e të rinjve
GIZ Kosova ka dorëzuar të enjten disa pajisje për saldim të teknologjisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se përkrahja e vendit të tij në këtë sektor do të vazhdojë me qëllim që të punësohen të rinjtë kosovarë.
Më tutje, ai ka thënë se digjitalizimi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“E kuptova prapë se digjitalizimi është i nevojshëm. Dhe për të qenë më një hap me tregun është mese e nevojshme. Unë jam i lumtur për këtë bashkëpunim. Gjermania është partneri më i madh ne jemi donatorët më të mëdhenj të Kosovës. Më vjen mirë që GIZ ka kontribuar për Kosovën dhe është partner i saj për një kohë të gjatë. Besoj që është e rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin që të punësojmë të rinjtë”, ka thënë Rohde.
Ndërsa dekani në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, ka thënë se këto pajisje të pranuara si donacion do të ndihmojnë në trajnimin e studentëve.