Zgjedhja e presidentit, ambasadori gjerman: Deputetët ta ndjekin shembullin e LDK-së
31 mars 2021
| 11:29
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur ka mirëpritur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të marrë zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Rohde përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se shpreson që të gjithë deputetët do ta ndjekin shembullin e LDK-së në këtë çështje.
“E lavdërueshme që LDK-ja do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për një president të ri. Shpresojmë që të gjithë deputetët e zgjedhur do të ndjekin këtë shembull dhe vendosin nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi ato politike. Unë nuk mund ta imagjinoj mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të valës së pandemisë…”, ka shkruar Rohde.