Ambasadori gjerman i përgjigjet Pacollit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt, i ka reaguar ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit është shprehur i irrituar për vendimin e BE-së për lehtësim të liberalizimit të vizave për Bjellorusinë.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se tash dëshiron të shoh se çfarë kanë për të thënë për një gjë të tillë shefja e BE-së, Natalya Apostolova dhe ambasadori gjerman Christian Heldt.
Heldt ka thënë se lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave.
“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka shkruar Heldt në llogarinë e vet në “Twitter”.
(Q.R / Epoka e re)