Ambasadori gjerman i shkon Kurtit në zyre, kjo është arsyeja
12 maj 2020
| 14:44
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për rimëkëmbjen e shoqërisë dhe ekonomisë pas fitores ndaj pandemisë.
“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin”.
“Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës. (L.G/ Epoka e re)