Ambasadori gjerman ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për vizitë në Gjermani
08 shkurt 2020
| 19:22
Të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.
Merkel me këtë rast e ka ftuar Kurtin për vizitë në Gjermani.
Ftesën gjatë ditës edhe zyrtarisht ia ka dërguar Kurtit, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt ka thënë se është i lumtur që personalisht po ia dorëzon këtë ftesë Kurtit.
Ambasadori gjerman ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fund edhe përmbylljen e dialogut.